Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti Begaj nuk humb kohë, pret në zyrë zv.kryeministren Balluku dhe Kryenegociatoren Dhuka

Shkruar nga Newsbomb

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është betuar sot në Presidencë një orë pasi Kuvendi e votoi për postin e ri si Zv.kryeministre. Gjithashtu, te presidenti i ri Bajram Begaj është betuar dhe Kryenegociatorja dhe ministrja e Shtetit Majlinda Dhuka.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, Balluku dhe Dhuka kanë mbërritur në Presidencë menjëherë pasi janë votuar nga Kuvendi me shumicë votash, shkruan newsbomb.al. Edhe presidenti Begaj "ka dhënë bekimin e tij" duke mos u bërë pengesë.

Në seancën e sotme, Kuvendi  miratoi me 103 vota pro dhe 3 kundër Dekretin për shkarkimin e Zv/kryeministrit dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj.

Ndërkohë, me 76 vota pro dhe 32 kundër, deputetët kanë votaur Dekretin për emërimin edhe në postin e Zëvendëskryeministres të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shkruan newsbomb.al.

Kuvendi miratoi gjithashtu me 76 vota pro dhe 32 kundër Dekretin për emërimin e Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatores, Majlinda Dhuka. Këtë detyrë e mbante më parë Zef Mazi, por këtë javë ai u lirua me urdhër të Ramës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.