Hapësire reklamuese

Aktualitet

Presidenti Begaj në Durrës: Porta e parë e Pavarësisë së Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Begaj në Durrës: Porta e parë e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë këtë të dielë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Durrës, në përkujtim të 26 Nëntorit 1912.

Begaj vlerësoi rolin e qytetarëve të Durrësit, që në atë kohë dolën në krah të patriotëve për ardhmërinë e Shqipërisë së pavarur dhe gjithashtu vizionin e tyre sot për transformimin e qytetit.

“Durrësi është qyteti i parë i Rilindjes sonë, ku 111 vjet më parë, më 26 nëntor u ngrit krenar flamuri i Kastriotit të lavdishëm, një akt i shenjtë dhe një kujtesë për vlerat më të shtrenjta, njësoj si gjaku dhe gjuha, njësoj si betejat dhe sakrificat e panumërta që janë bërë mbi këtë tokë e për këtë truall.”, - ka thënë në fjalën e tij Presidenti.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për sakrificat që durrsakët kanë bërë gjithmonë për të mirën e vendit dhe mençurinë që kanë treguar, duke kapërcyër çdo ndasi për interesin kombëtar.

“Do t’u jemi gjithmonë mirënjohës qytetarëve të trevës së Durrësit, atdhetarë kurajozë në përpjekjet sfiduese për hapjen e shkollave shqipe dhe ruajtjen e gjuhës, veprimtarë të çështjes kombëtare me angazhimin e tyre si pjesë e lëvizjes mbarëkombëtare për liri e pavarësi.’’

 

Gjatë vizitës në Durrës për festën e flamurit, Presidenti Begaj u takua me qytetarët dhe autoritetet drejtuese vendore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese