Presidenti Bajram Begaj ka nderuar me titullin "Mjeshtër i Madh", dy pedagogë të Shkollës së Magjistraturës, Arta Mandro dhe Dashamir Kore. Ky vlerësim vjen për kontributin e tyre në formimin dhe edukimin e brezave të magjistratëve.
Arta Mandro, veç të tjerash vlerësohet për kontributin e spikatur akademik në fushën e së drejtës familjare dhe të përmirësimit të legjislacionit shqiptar, si dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe grave, në projekte humanitare dhe nisma për shërbime vullnetare ndaj komuniteteve në nevojë.
Kurse pedagogu Dashamir Kore vlerësohet për kontributin e spikatur akademik në fushën e procedurës civile, si dhe angazhimin profesional, në përmirësimin e legjislacionit shqiptar në kuadër të reformave ligjore.
Arta Mandro merr titullin nga Presidenti Bajram Begaj
Sot, më datë 22.12.2023, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Bajram Begaj, nderoi me dhënien e titullit të nderit “Mjeshtër i Madh”:
Znj. Arta Mandro, “Në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe vlerat e larta njerëzore, në formimin dhe edukimin e brezave të magjistratëve, si dhe për kontributin e spikatur akademik në fushën e së drejtës familjare dhe të përmirësimit të legjislacionit shqiptar. Me mirënjohje për angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe grave, në projekte humanitare dhe nisma për shërbime vullnetare ndaj komuniteteve në nevojë.”
Tiranë, më 21.12.2023
Dashamir Kore, “Në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe vlerat e larta njerëzore në formimin dhe edukimin e brezave të magjistratëve, si dhe për kontributin e spikatur akademik në fushën e procedurës civile. Me mirënjohje për angazhimin profesional, në përmirësimin e legjislacionit shqiptar në kuadër të reformave ligjore.”
Dashamir Kore merr titullin nga Presidenti Bajram Begaj