Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi në ambasadën britanike: Mbretëresha Elizabeth II ia kushtoi jetën shërbimit ndaj kombit

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi në ambasadën britanike:

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

Kreu i shtetit u prit nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith dhe më pas la një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.

Begaj shkruante në mesazhin e tij të ngushëllimit: “Ju dërgoj ju, Familjes Mbretërore dhe të gjithë popullit tuaj ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe të Mbretëreshës suaj të dashur. Ajo ia kushtoi jetën shërbimit ndaj kombit dhe popullit. Kujtimi i saj do të jetë i paharruar!”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll