Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Presidenti Begaj asnjë fjalë për Ballkanin e Hapur gjatë vizitës dy ditore në Kosovë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Çështja e Ballkanit të Hapur nuk ishte temë diskutimi për as edhe një moment përgjatë gjithë vizitës dy ditore të presidentit Bajram Begaj në Kosovë.

Presidenti i zgjedhur me votat e maxhorancës, ka preferuar të mos e përmendë nismën e mbështetur nga kryeministri Edi Rama dhe dy shtete në rajon, por të kundërshtuar thuajse nga i gjithë faktori politik në Kosovë.

Duket se qëndrimet e mëhershme të prera të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, kundër Ballkanit të Hapur, kanë sjellë këtë vetëdistancim të presidentit Begaj për ta hapur si temë, jo vetëm përpara kamerave, por edhe pas takimeve me dyer të mbyllura.

Kjo u konfirmua edhe nga përgjigja e presidentes Osmani kur u pyet nga gazetarët nëse me Begajn diskutoi për Ballkanin e Hapur, u duk sikur tha pikërisht këtë gjë; është rënë dakord të mos flitet për çështje që s’bien dakord – pa ngurruar ta konfirmojë edhe njëherë qëndrimin kundër nismës.

“Kemi gjetur aq shumë pika që pajtohemi saqë atyre shumë pak në të cilat nuk rakordohemi nuk i erdhi radha. Në e respektojmë qëndrimin e Shqipërisë për këtë çështje, ndaj njëjtë kërkojmë që edhe të respektohet qëndrimi ynë. Arsyet pse e kemi kundërshtuar ende qëndrojnë. Serbia fillimisht të ndalojë retorikën konflikt nxitëse, të respektojë integritetin tonë shtetëror, të na njohë si shtet dhe më pas flasim për këtë gjëra”, deklaroi dje Osmani.

Në Shqipëri pati interes për ta parë si test qëndrimin e Begajt ndaj Ballkanit të Hapur në Kosovë, duke e parë më tepër në prizmin e influencës që kryeministri Edi Rama mund të ketë mbi të.

Që prej marrjes së detyrës si kreu i shtetit shqiptar, Begaj nuk ka mbajtur publikisht asnjë qëndrim për Ballkanin e Hapur, ndryshe nga paraardhësi i tij Ilir Meta i cili është shprehur qartësisht kundër.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img