Largimi i Karlo Ançelotin këtë fillim kampionati nga Bayern Mynih la një shije të hidhur te tifozet e futbollit. U bënë shumë aludime se kishte një komplot nga lojtarët për ta larguar italianin nga drejtimi i kampionëve gjerman.
Por një tjetër version ka nxejrrë presidenti i Bayern, Uli Henes. Bosi i gjermanëve ka thënë se Ançelotin e largoi vetë stafi i tij teknik.
Në këtë akuzë Henes ka përfshirë të gjithë bashkëpunëtoret e tij, që tashmë janë larguar nga Bayern Mynih.