Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
30 %
4.1kmh
0 %
Hën
2 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Presidenti Bajram Begaj: I kërkova Papa Françeskut të njohë pavarësinë e Kosovës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë vizitës së tij në Vatikan, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dhënë një intervistë për ‘Il Tempo’, ku ka rrëfyer se ka kërkuar nga Papa Françesku që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Kreu i Shtetit  shqiptar ka theksuar se kjo njohje do  të ndihmonte  akoma më shumë përpjekjet për dialogun Prishtinë-Beograd,  që po udhëhiqet nga SHBA dhe Bashkimi Europian.

“Roli i Papës dhe i Selisë së Shenjtë është shumë i rëndësishëm për të shtuar vëmendjen e BE-së dhe të Perëndimit, jo vetëm për të ruajtur paqen në Rajonin e Ballkanit, por edhe për të siguruar të ardhmen Evropiane të Ballkanit.

Në këtë pikëvështrim sigurisht i kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet, pasi kjo njohje do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë që po udhëhiqen sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”- është shprehur Presidenti Begaj.

Sipas tij, dialogu po zhvillohet me ritme shumë të ngadalta. Presidenti shqiptar informoi se ftoi Papën të vizitojë sërish Shqipërinë vitin e ardhshëm, kohë kur do të nisë zyrtarisht në Tiranë procesi i punës për ndërtimin e shenjtërores së Santa Terezës.

Më shumë


spot_img









spot_img