Dje në Kosovë u përhap me shpejtësi lajmi se është arrestuar presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Megjithatë duket se gjithçka ka qenë e pavërtetë teksa kreu i FFK-së është thirrur për t’u marrë në pyetje në polici.
Pas intervistës së dhënë ai është lënë i lirë. Lajmi është bërë me dije nga Policia e Shtetit të Kosovës ku bëhej me dije:
“Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.
Raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qëndron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siç raportohet. Të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.
Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.
Ditën e djeshme u tha se Ademi po merret në pyetje prej katër orësh dhe është arrestuar në shtëpinë e tij, në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.
LEXO EDHE: Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës arrestohet për shpërdorim të fondeve