Presidenta Meta i kthen Kuvendit ligjin 'Për shërbimet e pagesave': Nuk përcakton kriteret dhe shkeljet (18 argumentet)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:15 02-06-2020 Presidenta Meta i kthen Kuvendit ligjin 'Për shërbimet e pagesave': Nuk përcakton kriteret dhe shkeljet (18 argumentet)

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim ligjin "Për shërbimet e pagesave".

Në dekretin e firmosur nga Presidenti Meta, thuhet se "rregullimi i shërbimeve të pagesave me ligj të posaçëm është shumë i mirëpritur, por nga ana tjetër, në raport me vetë procesin e licencimit dhe mbikëqyrjes së shoqërive të licencuara që do të zhvillojnë aktivitetin në fushën e shërbimit të pagesave, ligji paraqet disa problematika të cilat krijohen nga paqartësia e disa dispozitave; mungesa e harmonisë së tyre me 3 legjislacionin ekzistues; apo nga hapësira që disa dispozita krijojnë për keqzbatim në praktikë, të cilat do të shtjellohen në vijim.

Kreu i shtetit ka vendosur që ky ligj i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit, për argumentet e renditura si më poshtë, pasi në disa dispozita, ky ligj paraqet këto mangësi:

  • Mospërcaktimi i kritereve të qarta të licencimit të institucioneve të pagesave;
  • - Mospërcaktimi i shkeljeve konkrete që çojnë në vendimmarrjen për heqjen e licencës të institucioneve të pagesave;
  • - Mospërcaktimi i funksioneve të qarta dhe shteruese mbikëqyrëse të autoritetit licencues dhe mekanizmave mbi mënyrën e ushtrimit të kësaj mbikëqyrjeje.

Dokumenti i plotë  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0044350624084473
array(1) { ["section"]=> string(132) "presidenta-meta-i-kthen-kuvendit-ligjin-per-sherbimet-e-pagesave-cenon-parimet-kushteuese-dhe-sigurine-juridike-18-argumentet-208812" }