Hapësire reklamuese

Politikë

President pa opozitën? Nesër digjet raundi i dytë. Meta përgjigjet nëse do shpërndahet Parlamenti

Shkruar nga Newsbomb

Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri ka dështuar sot në parlament për shkak të mungesë së kandidaturave.

Krerët e mazhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta, e kanë quajtur mungesën e kandidaturave si mundësi kohe për opozitën që të bëhet pjesë e zgjedhjes së një presidenti konsensual, por pavarësisht kësaj, raundi i dytë është caktuar nesër, megjithëse ka 7 ditë afat nga raundi i parë.

Me shumë gjasa, edhe raundi i dytë do të dështojë, pasi deri ditën e nesërme në orën 14:00 nuk pritet të ketë kandidatura edhe pse disa emra tashmë përfliten në media.

Por Meta tha se caktimi i raundit të dytë nesër, nuk nënkupton që raundi i tretë do jetë pasnesër, “ka edhe tre raunde të tjera”, tha ai duke shtuar se këkrkesën që raundi i dytë të mbahet nesër e kërkoi grupi parlamentar i mazhorancës.

“Ishte një kërkesë e Grupit Parlamentar të shumicës, dhe narytisht raundi që do të bëhet nesër nuk e përjashton edhe mundësinë e kohës pasi janë edhe 3 raunde të tjera. Fakti që raundi i dytë mbahet nesër nuk do të thotë që raundi i tretë do të mbahet pasnesër”, u shpre Meta.

Por çfarë do të ndodhte nëse rrezikon të dështojë edhe raundi i pestë? A do shpërndahet parlamenti? Meta u shpreh se dëshiron që vendi të arrijë normalitetin, jo vetëm për zgjedhjen e presidentit por edhe për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

“Ky nuk mund të jetë një vendim individual, kjo nuk është zgjidhja që kërkojmë. Kërkojmë që vendi të arrijë normalitetin jo vetëm për presidentin por edhe për zgjedhjet e ardhshme.

Për mua është e rëndësishme që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen sipas standarteve europiane dhe për këtë duhet të kontribuojnë të gjithë”, përfundoi Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu