Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë në datat 1 dhe 2 dhjetor. Lajmi është konfirmuar nga ambasada gjermane në Tiranë, e cila bën me dije se presidenti Steinmeier do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton Republikën e Shqipërisë. Programi i vizitës përfshin takim me homologun shqiptar Bajram Begaj, takim me kryeministrin Edi Rama si dhe mbajtjen e një fjale në Kuvend.