Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.6kmh
0 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
E martë, 28 Mars, 2023

Presidenca ukrainase thirrje Perëndimit: Duhet të veproni sot, kemi nevojë për mbështetje

Lajme të ngjashëm

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha për CNN se “një luftë e plotë në shkallë të gjerë ka filluar në Evropë”.

Ai i bëri thirrje Perëndimit duke thënë se Ukraina ka nevojë për mbështetje dhe se duhet të veprojë sot.

“Rusia po sulmon jo vetëm Ukrainën, por të gjitha rregullat e jetës normale në botën moderne. Çfarë do të mbetet nga sistemi i sigurisë në kontinent? Zero”, tha Podolyak.

“Gjëja kryesore tani është të përqendrohemi sa më shumë që të jetë e mundur në mbrojtjen e vendit dhe ruajtjen e jetës normale të njerëzve. Por Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje nga bota dhe është shumë specifike mbështetje ushtarako-teknike dhe financiare, sanksione të ashpra kundër Rusisë. Perëndimi duhet të veprojë sot” tha ai ndër të tjera.

Më shumë