Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Presidenca tregon detaje: Kemi zbuluar kompaninë nga e cila janë dërguar mesazhet kriminale në adresë të qytetarëve, gjoja nga Ilir Meta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka njoftuar se Kreu i Shtetit i ka dërguar sot një kërkesë për informacion kompanisë “One Telecommunications” lidhur me keqpërdorimin kriminal të mesazheve telefonike, gjoja sikur janë dërguar nga numri i Tij personal zyrtar, në adresë të disa qytetarëve.

Blushi bën me dije se nga informacionet e grumbulluara rezulton se mesazhet të cilat Presidenca pretendon se janë të manipuluara janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie telefonike.

Ndaj Meta i kërkon kësaj kompanie informacionin e nevojshëm për nisjen e procedurave ligjore lidhur me rastin në fjalë.

Shënimi i plotë i Tedi Blushit

Sot, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë “One Telecommunications” lidhur me keqpërdorimin kriminal të mesazheve telefonike, gjoja sikur janë dërguar nga numri i Tij personal zyrtar, në adresë të disa qytetarëve.

Sipas të dhënave të siguruara, mesazhet e manipuluara, janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie telefonike.

Për këtë arsye, Presidenti Meta është në pritje nga “One Telecommunications” të informacionit të nevojshëm, para nisjes së procedurave ligjore në sistemin ndërkombëtar.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img