Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
0.5kmh
40 %
Mër
18 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Presidenca reagon për artikullin e medias austriake: Shpifje dhe gënjeshtra të konsumuara prej vitesh! Do e marrin përgjigjen e merituar përballë drejtësisë

Lajme të ngjashëm

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me artikullin e botuar nga media austriake “Krone.at”, e cila akuzonte Metën si të korruptuar, si dhe e akuzonte Presidentin se kishte paguar 700 mijë dollarë te një kompani offshore për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Donald Trump.

Në reagimin e Blushit thuhet se artikulli përmban vetëm shpifje dhe gënjeshtra të hershme dhe të konsumuara prej vitesh, të cilat e kanë marrë përgjigjen shumë të qartë dhe në mënyrë asgjesuese që në prill të vitit 2018.

Sipas tij, edhe kjo përpjekje e radhës, e rifabrikuar në mënyrë qesharake dhe vulgare, do të marrë përgjigje përpara drejtësisë austriake. Blushi thotë se Presidenti i Republikës ka autorizuar stafin dhe mbrojtësit ligjorë, që të përgatisin menjëherë padinë “Për përhapjen e të dhënave të pavërteta”, “Shpifje”, “Cenim të imazhit publik”, që në këtë rast cenon rëndë edhe interesat e larta shtetërore.

Reagimi i plotë:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është njohur sot me një shkrim pa autor të publikuar në gazetën austriake “Kronen Zeitung”, artikull që përmban veçse shpifje dhe gënjeshtra, të hershme dhe të konsumuara prej vitesh.

Këto shpifje, mjerisht të fabrikuara dhe të hedhura në tregun mediatik edhe kohë më parë, e kanë marrë përgjigjen shumë të qartë dhe në mënyrë asgjesuese, që në prill të vitit 2018.

Edhe kjo përpjekje e radhës, e rifabrikuar në mënyrë qesharake dhe vulgare, do të marrë përgjigje përpara drejtësisë austriake.

Presidenti i Republikës, ka autorizuar stafin dhe mbrojtësit ligjorë, që të përgatisin menjëherë padinë “Për përhapjen e të dhënave të pavërteta”, “Shpifje”, “Cenim të imazhit publik”, që në këtë rast cenon rëndë edhe interesat e larta shtetërore.

Në këtë mënyrë, shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar përballë drejtësisë.

Presidenti i Republikës garanton se beteja e Tij për mbrojtjen e interesit publik dhe luftën kundër korrupsionit, jo vetëm që nuk do të ndalet, por do të përshkallëzohet, që nga zbardhja e plotë e aferës së inceneratorëve (që deri tani vetëm sa është gërvishtur), si dhe të gjitha aferat e tjera.


Më shumë