Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Presidenca reagon fill pas shkarkimit të Metës: Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues! Veç pensionit, siguruat dhe një palë pushime qyl

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenca, përmes zëdhënësit të Kreut të Shtetit, Tedi Blushi ka reaguar menjëherë pas vendimit të Parlamentit, për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra.

Me anë të një shënimi në facebook, Blushi thotë se në institucionin e presidencës nuk ka asnjë shqetësim lidhur me vendimin e radhës, të një Kuvendi që Blushi e cilëson si jolegjitim.

Ai nuk lë pa thumbuar dhe deputetët opozitarë të cilët votuan pro shkarkimit të Metës nga detyra e Presidentit të Republikës.

Shënimi i plotë i Tedi Blushit

Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist, që do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit, se si një Kuvend pa opozitë, që edhe pse është shkarkuar me votë nga populli, voton për shkarkimin e një institucioni tjetër!

Asnjë surprizë nga tregtari i kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, partnerët dhe vasalët e oligarkëve, mafia e inceneratorëve, grabitësit e votave, parave dhe të pronave të shqiptarëve, përfshi edhe torollakët e dobishëm, që nuk bënë gjë tjetër sot, veçse plotësuan edhe hapin e fundit të krimit të rëndë zgjedhor të 25 prillit.

Të paktën veç pensionit të përjetshëm, i siguruat edhe për këtë vit një palë pushime qyl!

Bravo ju qoftë, që nuk dolët pa gjë nga kjo shëmti!

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre, që punojnë prej vitesh kundër vendit tonë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar.

Një ftesë e sinqertë edhe për kolegët gazetarë: Merruni me gjëra serioze, zbardhjen, hetimin e plotë dhe dënimin e krimeve zgjedhore!

***

Shkarkimi i Metës u miratua me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim. Kujtojmë që Meta nuk u paraqit në Komisionin Hetimor për të dëshmuar, as sot në Kuvend, por teksa parlamenti dhe deputetët po diskutonin shkarkimin e tij, në Presidencë hidhej valle.

Më shumë

spot_img
spot_img