Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Presidenca pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Të inkriminuarit e kanabisit kanë penetruar organet ligjzbatuese

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d6648920fc3be770be5c45b4ee140f2b

Presidenca ka zbardhur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku u diskutua, analizua dhe u koordinuan më mirë politikat mbi luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të bimës kanabis sativa në vend.

Sipas njoftimit të Presidencës, Këshilli i Sigurisë Kombëtare nënvizoi shqetësimin se ky fenomen i përhapur përbën një aktivitet të rëndë kriminal me tendencë kriminalizimin e shoqërisë, me ndikim negativ në ekonominë e vendit, korrupton shoqërinë, dëmton shëndetin e qytetarëve dhe cënon imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.

“Duke e konsideruar si një kërcënim ndaj çështjeve të sigurisë këtë fenomen, u theksua domosdoshmëria për forcimin e bashkëpunimit ndër-institucional, si dhe rritja e bashkëpunimit efikas me agjencitë dhe institucionet partnere ndërkombëtare që operojnë në këtë fushë. Gjithashtu u evidentua rëndësia që ka trajtimi i kësaj çështjeje në frymën e angazhimit konsensual dhe me realizëm, duke përfshirë edhe masa të rrepta për goditjen e elementëve të inkriminuar që kanë arritur të penetrojnë në organet ligjzbatuese”, thuhet në njoftim.

Në mbyllje thuhet se Presidenti Nishani mirëpriti kontributet konstruktive të përcjella në këtë takim, duke vlerësuar se task-forca e ngritur nga ekzekutivi me qëllim arritjen e një bashkëpunimi ndër-institucional më të suksesshëm operacional vërteton përmasën e këtij fenomeni në vend, ashtu si edhe nevojën për ta luftuar atë më me vendosmëri dhe efikasitet.

Lexo edhe: Zbardhen debatet në Këshillin e Sigurisë, Peleshi-Nishanit: Po e ktheni në bisedë kafeneje. Përplasje edhe mes Tahirit e Visho Ajazit

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img