Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Presidenca nxjerr FOTON e deputetit të grupit të Murrizit, me “500-she” lejla në ballë: I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka publikuar një foto të deputetit Besnik Troplini dhe ironizon atë, si një nga deputetët që votoi pro shkarkimit dje. Në foton e shpërndarë nga Blushi, Troplini shfaqet me një “500-she” euro në ballë dhe pas tij, fanela dhe shalli i ekipit të Tiranës.

“Deputeti me “votë” në ballë, i grupit “antikorrupsion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”. I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha”, shkruan zëdhënësi i Metës, duke ironizuar një nga deputetët që votoi pro shkarkimit të Presidentit.

Besnik Troplini është pjesë e grupit të deputetëve të drejtuar nga Myslim Murrizi në Kuvend.

Kujtojmë se, dje Kuvendi i Shqipërisë miratoi me shumicë votash raportin e Komisionit Hetimor dhe më pas shkarkimin nga detyra të Ilir Metës, si President i Republikës. 104 deputetë votuan pro, 7 kundër dhe 3 abstenim.

Screenshot 5 9

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img