Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Presidenca njofton kallëzim penal për Kuvendin: Manipuluan dokumentet që dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese! Kanë gisht zyrtarë të lartë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta dhe këshilltari i tij ligjor Bledar Dervishaj, kanë lajmëruar paraditen e kësaj të mërkure një kallëzim penal për Kuvendin e Shqipërisë. Kjo, për shkak se sipas tyre, në seancën e fundit për shkarkimin e Metës janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese dokumente të manipuluara.

Dervishaj tha se kallëzimi do t’i dërgohet Prokurorisë së Tiranë dhe SPAK, pasi janë përfshirë zyrtarë të lartë të Kuvendit. Referuar asaj që këshilltari i Metës deklaroi në konferencë për mediat, pretendohet se Kuvendi ka ndërruar datën e një urdhri dhe përmbajtjen e tij.

“Nga krahasimi i dokumenteve të sjella nga vetë Kuvendi, rezultojnë ndryshime thelbësore në datën e urdhrit dhe në përmbajtjen e rendit të ditës. Kishte ndryshime në datë, sepse përmes këtyre ndryshimeve/manipulimeve, tentohet të drejtohej Gjykata Kushtetuese në rrëzimin e disa pretendimeve të Presidentit.

Data 6 është e ndryshme nga data 5. Përmbajtja ndryshon nga ajo e publikuar.

Këtu mund të jenë përfshirë disa zyrtarë të lartë të Kuvendit, apo dhe zyrtarë e ish-zyrtarë politik. Kallëzimi do t’i paraqitet edhe Prokurorisë së Tiranës dhe Prokurorisë Speciale SPAK. Më pas të caktojnë vetë se kujt i takon ndjekja penale.

Mund të kemi dhe vepër tjetër penale. “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”. Kush i kërkoi këto ndryshime. Fakte dhe prova që përbëjnë elementë të veprës penale”, tha ndër të tjera Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i Presidentit Ilir Meta.

Më shumë




spot_img








spot_img