Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenca ngjyroset BLU në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Meta: E ardhmja europiane e Shqipërisë varet nga cilësia e fëmijërisë së tyre

Shkruar nga Newsbomb
Presidenca ngjyroset blu

“Ta ngjyrosim botën blu”. Kjo ëhstë fushata globale me të cilën është solidarizuar edhe institucioni i presidnecës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.

Presidenca është ngjyrosur me drita blu, ndërsa presidenti Meta shprehet se është mission dhe detyrim për të gjithë ne të garantojmë respektimin e të drejtave të fëmijëve.

Sipas tij, e ardhmja europiane e Shqipërisë varet shumë nga cilësia e fëmijërisë së tyre.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Institucioni i Presidentit, solidarizohet sot në mbështetje të fushatës globale "Ta ngjyrosim botën blu".

Është mision dhe detyrim për të gjithë ne të garantojmë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, për t’u krijuar çdo mundësi, që të rriten të shëndetshëm e të sigurtë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre shumëngjyrëshe në Atdheun e përbashkët.

E ardhmja europiane e Shqipërisë varet shumë nga cilësia e fëmijërisë së tyre”, shkruan Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll