Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Presidenca në Kosovë: NUK mund të garantojmë lirimin me kusht për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka thënë se Republika e Kosovës s’mund të garantojë për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve. Sipas tij, gjyqtari i Dhomave të Specializuara ka përmendur një shtet të tretë si garant, por Kosova në asnjë interpretim nuk mund të konsiderohet shtet i tretë.

“Çështja e garancës është përmendur në mendimin e ndarë të njërit prej gjyqtarëve (Kai Ambos), por nuk është pranuar si opsion nga Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara. Për më tepër, në mendimin e ndarë, gjyqtari Kai Ambos qartë i referohet shtetit të tretë. Republika e Kosovës, me asnjë interpretim, nuk mund të konsiderohet shtet i tretë, sepse gjykata funksionon nën juridiksionin e Republikës së Kosovës. E njëjta është themeluar nga vetë Kuvendi i Kosovës si dhe vepron në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka thnë Kupina në T7.

Po ashtu, dhe Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, ka thënë se Kosova nuk mund të shërbejë si garantues për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së. Sipas Kryeziut, garancia nuk kërkohet as nga shteti amë, në këtë rast Kosova, e as nga kryeministri i shtetit amë nga i cili vjen i akuzuari dhe të cilit shtet i takon Gjykata Speciale me juridiksion.

“Gjyqtari Kai Ambos, në opinionin e tij të ndarë nga vendimi për refuzimin e kërkesës për lirim me kusht, eksploron mundësinë që në të ardhmen “shtete të treta” të mund të shërbejnë si garantues të mundshëm për ndonjë të akuzuar. Por Kosova nuk është “shtet i tretë”, sepse Gjykata është ligjërisht e Kosovës. Bazuar në dispozitat ligjore, garancia nuk kërkohet as nga shteti amë (Kosova) e as nga kryeministri i shtetit amë (Qeveria e Republikës së Kosovës), nga i cili vjen i akuzuari dhe të cilit shtet i takon Gjykata Speciale me juridiksion. Pra, Kosova nuk mund të shërbejë si garantues, ashtu siç po raportohet”, është shprehur Kryeziu.

Edhe Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka kundërshtuar shkrimet në media në Serbi, se ai i ka ofruar garanci Hagës për t’i mundësuar ish-presidentit të Kosovës Hashimi Thaçi që të mbrohet në liri. Thaçi po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Kjo është e pamundur, nuk mund të jap garanci të tillë sepse kjo nuk është kompetencë e imja”, ka thënë ai duke iu u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në qytetin kroat, Sisak.

Më shumë

spot_img
spot_img