Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Presidenca i përgjigjet Ramës: Presidenti Meta nuk do të tolerojë as shkeljen më të vogël, të drejtat e sovanit s’mund t’i trajtoni si koncesione

spot_img

Lajme të ngjashëm

707c92d8506f957147fa1635c6b82f65

Tedi Blushi, këshilltari i presidentit Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Rama pasi ky i fundit tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për çështjen e detit.

Blushi shkruan se Presidenti Meta nuk do të tolerojë as më të voglën shkelje të Kushtetutës apo papërgjegjshmëri që cënon interest kombëtare.

Sipas tij, sovraniteti dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë janë të shenjta dhe askush nuk mund të guxojë t’i trajtojë si koncesionin apo tenderin e radhës.

“Askush nuk duhet të ketë iluzionin se mund t’ju shmanget detyrimeve kushtetuese dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Sovraniteti dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë janë të shenjta dhe askush nuk mund të guxojë t’i trajtojë si koncesionin apo tenderin e radhës.

Çdo institucion kushtetues i Shqipërisë, institucion shkencor apo shoqëria civile, duhet të jenë të angazhuara për mbrojtjen e interesave kombëtare, të patjetërsueshme.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk do të tolerojë, as më të voglën shkelje të Kushtetutës, ligjit apo një papërgjegjshmëri shtetërore të çdo niveli, të qëllimshme ose jo dhe që cenon interesat kombëtare. SHQIPËRIA E PARA”, shkruan blushi.

Më shumë

spot_img