Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Presidenca i përgjigjet Ramës: Nuk e blen dot dashurinë e Metës për Atdheun

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenca reagon menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga vendlindja e presidentit Ilir Meta, Skrapari.

Gjatë një takimi elektoral, Rama e falenderoi Metën që “e ka futur në shtëpitë e skraparlinjve” por tha se nuk do të donte që gjërat mes tij dhe kreut të shtetit të arrinin në një pikë “ku s’ka kthim pas”.

Menjëherë ka reaguar zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se Meta është krenar që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit.

“Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun”, shkruan Blushi.

Reagimi i plotë:

Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit.

Skrapari gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë.

Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img