Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
0kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Presidenca i përgjigjet Ramës: I sëmurë psiqik, ruaju nga inati popullor se ke hesape për të larë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Akuzave të kryeminsitrit Edi Rama për presidentin Meta në Asamblenë e Partisë Sociliste i është përgjigjur edhe zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi.

Me anë të një psotimi në rrjetet sociale, Blushi thotë se Rama u tall sot me qytetarët, ndërsa i bën thirrje të ruhet nga inati i uraganit popullor sepse ka shumë hesape për të larë.

“Tallja vulgare, denigrimi dhe poshtërimi që Edi Rama i bëri sot një qytetari në nevojë, të degraduar dhe në mjerim të plotë për shkak të keqeverisjes së tij është një fyerje në dinjitetin njerëzor për çdo socialist, për çdo të majtë dhe për çdo shqiptar të ndershëm që vuan në varfëri ekstreme nga politikat antikombëtare të “Rilindjes” që kanë pasuruar vetëm një tufë oligarkësh dhe horrash në kurriz të popullit.

Kjo është fytyra e vërtetë dhe e vetmja alternativë që i ofron shqiptarëve ky i sëmurë psiqik: Vidh, denigro dhe sundo.

A mund të quhet socialist ky njeri që tallet publikisht me një person në nevojë?

A mund të quhet i majtë?

A mund të quhet shqiptar?

Cili kryeministër në botë tallet me varfërinë dhe mjerimin që i ka shkaktuar popullit të tij?

Vetëm një i sëmurë psiqik po.

Vojo Kushi nuk mbante veshur këpucë. Ai hipi mbi tank këmbëzbathur!

RUAJU NGA INATI I URAGANIT POPULLOR DJALI I KRISTAQ RAMËS!

KE HESAPE PËR TË LARË”, shkruan Tedi Blushi.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img