Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Presidenca i përgjigjet ‘dhëmb për dhëmb’ Ramës: Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, karrigen ia kanë blerë bandat

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

36296ab6c559b90ac7ac2fc31ca81d58

Tedi Blushi, këshilltari i presidentit Meta i përgjigjet “flakë për flakë” kryeministrit Rama, pasi ky i fundit reagoi për hetimin e autoriteteve italiane, sipas të cilave Meta e Berisha kanë paguar në Itali për nxjerrjen e një fake news-i që do rrëzonte qeverinë socialiste.

“Fake News”-et që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, Profeti i Kokoshkave po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë.

Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, për të paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë, biznesin e ri kriminal, përbëjnë përgjegjësi të rëndë penale për çdo zyrtar të shtetit shqiptar.

Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zeza prej katër vitesh.

Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian”, shkruan Tedi Blushi, këshilltar i presidentit Meta.

-Lexo edhe: Rama sulmon ashpër Metën: Çfarë shëmtie!

-Lexo edhe: Policia Italiane zbardh mashtrimin

Pamje te shperndara nga Tedi Blushi:
120832823_10158692627102760_8512767182554514338_n.jpg
120758223_10158692627137760_1072578674374556662_n.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img