Hapësire reklamuese

Aktualitet

Presidenca është pa letra! Artan Lame thirrje Begajt: Aplikoni në portalin e Kadastrës për të regjistruar pronat tuaja!

Shkruar nga Newsbomb
Presidenca është pa letra! Artan Lame thirrje Begajt: Aplikoni në

Kadastra Shqiptare ka nisur një proces të brendshëm për inventarizimin e pronave shtetërore në të gjithë territorin, në varësi të institucioneve përkatëse. Kjo, pas abuzimeve dhe daljes papritur të pronarëve të spitaleve, shkollave, burgjeve, etj.

Artan Lame ka treguar këtë të hënë se nga 260 mijë prona shtetërore në total, 115 mijë prej tyre u janë transferuar institucioneve përkatëse dhe nga kjo shifër vetëm 20 mijë janë regjistruar në Kadastër.

Një nga institucionet qendrore që rezulton e paregjistruar është dhe Presidenca. Pra, vetë godina e kreut të shtetit dhe pronat në varësi të saj janë pa letra. Kreu i Kadastrës i ka bërë thirrje presidentit Begaj dhe aparatit të këtij institucioni që të aplikojë për nisjen e inventarizimit.

Brenda Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, është krijuar një portal i brendshëm, veç atij për qytetarët, që mund të aksesohet vetëm nga institucionet shtetërore për regjistrimin e pronave të tyre.

"Presidenca e Republikës nuk ka të regjistruar asnjë pronë të vetën. Në vitin 2020 kur u bë ligji, ligji 2020, nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës i asaj kohe. Në një dalje publike unë kam kërkuar: Ju lutem, ta miratojmë këtë ligj dhe të kalojë dhe me dekretim, se do i hapi rrugë pikërisht regjistrimit të pronës shtetërore.

Duke e ftuar në atë kohë, në 2020, të aplikonte dhe për të regjistruar Presidencën. Sot jemi në vitin 2023dhe Presidenca e Republikës rezulton e paregjistruar. Nëse në atë kohë Presidenti i Republikës bëri një dalje publike duke thënë sesi janë vjedhur pronat e Presidencës, në pjesën e pasme, nëse ju kujtohet. Ajo vjedhje ishte bërë pikërisht sepse Presidenca ishte e paregjistruar.

Qoftë Gjykata dhe qoftë Kthimi i Pronave kishte vepruar duke thënë është e paregjistruar, është tokë shtet, vazhdojmë të bëjmë kthimin e pronave.

Sot, unë gjej rastin prapë t'i kërkoj Presidentit dhe aparatit të Presidencës të aplikojë në e-Albania për të regjistruar pronën e tyre", u shpreh Artan Lame, kreu i Kadastrës Shqiptare.

Lexo edhe: Kadastra nis inventarizimin e pronës shtetërore, Lame: Nga 260 mijë, vetëm 20 janë regjistruar! Spitaleve, shkollave dhe burgjeve po u dalin pronarët

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.