Hapësire reklamuese

Politikë

Presidenca e quajti "zhgënjyes", Balla mesazh Metës: Vendimet e Kushtetueses nuk komentohen por zbatohen! Çdo palë mori mësimet e veta

Shkruar nga Newsbomb
Presidenca e quajti "zhgënjyes", Balla mesazh Metës:

Taulant Balla, kreu i grupit socialist në Kuvend, shprehet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk komentohen por vetëm zbatohen. Lidhur me reagimin e Presidencës pas vendimit të Kushtetueses për zgjedhjet e 25 prillit, Balla tha se çdo palë mori mësimet e veta.

Presidenca në një takim zyrtar me mediat, e quajti vendimin e Gjykatës Kushtetuse "zhgënjyes".

"Ka një rregull që është i shkruar mbi të gjithë rregullat e tjerë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen më. Vendimi është në të njëjtin nivel me Kushtetutën e vendit. Pra, nëse ka një konflikt apo përpasje për një çështje të caktuar, Gjykata merr vendim.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm zbatohet. Çdo përpjekje për të mos njohur këto vendime, nuk i bën nder asnjë institucioni. Ky vendim është një vendim i rëndësishëm pasi lidhet me kontekstin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Se pati një përpjekje për t'u hequr shqiptarëve të drejtën për të votuar.

Çdo palë mori mësimet e veta. Demokracia fitoi sepse të gjithë ne këtu jemi të përkohshëm. Është vetëm populli ai që mund ta caktojë kush do jetë dhe kush nuk do të jetë. Në 30 qershor fitoi e drejta e popullit", tha Balla

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu