Hapësire reklamuese

Rajoni

Presheva goditet nga stuhia e fuqishme, deputeti shqiptar apel për ndihmë, falenderon Veliajn: Tirana jonë e bëri hapin e parë!

Shkruar nga Newsbomb

Presheva është përfshirë nga një stuhi e fuqishme mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar dëme të mëdha. Lajmi është konfirmuar nga politikani shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili thotë se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në infrastrukturë, biznese familjare dhe shtëpi banimi.

Ai bën thirrje për ndihmë, drejtuar institucioneve në Kosovë e Shqipëri që t'i gjenden pranë Preshevës në këtë moment, ndërsa falenderon Bashkinë e Tiranës për mbështetjen e ofruar për të kapërcyer katastrofën natyrore.

“Presheva u godit nga një katastrofë natyrore mbrëmë. Dëmet e shkaktuara në infrastrukturë, biznese familjare dhe shtëpi janë të mëdha. Prandaj Preshevës i nevojitet ndihmë. I duhet përkrahje. Inkurajoj të gjithë përfaqësuesit institucional në Kosovë e Shqipëri, t'i gjinden pranë Preshevës dhe qytetarëve të sajë.Katastrofat natyrore nuk mund t'i ndalim edhe sikur të bëhemi gjithë bashkë.

Por solidarizimin dhe mbështetjen konkrete për riparimin e gjendjes së shkaktuar, mbështetjen e familjeve dhe bizneseve të dëmtuara, mundemi!Tirana, kryeqyteti jonë i përbashkët, bëri hapin e parë. Faleminderoj kryebashkiakun Veliaj.Le të bëhemi bashkë të gjithë. Të jemi pranë Preshevës e me Preshevën", shkruan Kamberi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu