Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Prerjet e reja të kartmonedhave në Shqipëri dhe valutat e preferuara të trafikantëve, flet Gent Sejko: Trafiqet ndërkombëtare kryhen kryesisht…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka folur ditën e sotme për prerjet e reja të kartmonedhave që priten të hidhen në qarkullim në fund të qershorit. Ai tha se vendimi për një prerje të madhe të kartëmonedhës (10.000 lekë) ishte marrë 6 vite më parë dhe tani është koha që të dalë në qarkullim.

“Në fakt, është vendosur nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, që në vitin 2014. Është marrë vendimi për herë të parë si pasojë e analizave të bëra nga Departamenti i Misionit të Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës mori vendimin se kartmonedha 10 mijë lekëshe do të duhej të hidhej në qarkullim”, tha Sejko në Top Talk.

Sejko sqaroi se trafiqet ndërkombëtare kryhen kryesisht me paund apo euro, ndaj prerja e madhe e kartmonedhës shqiptare nuk do të jetë problem në rastet e trafiqeve.

“Tashmë jemi të qartë që trafiqet ndërkombëtare kryhen në një monedhë më të fortë, që është euro dhe paundi, kryesisht. Sasitë e parave, të kapura nga aktivitetet ilegale nuk janë në lekë. Leku është për qarkullimin e brendshëm. Nuk është problemi te leku, në rastet e trafiqeve. Por, sigurisht që ka shumë masa, që dhe po të ishte leku nuk është arsye që të mos nxjerrim kartëmonedha të reja”, u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Më shumë

spot_img
spot_img