Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Prenë dru pa leje në Dibër, 8 persona nën hetim, mes tyre 2 kryepleq dhe kreu i një Njësie Administrative

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

36e346733a1e030b313e25656dea3b3b

Policia në Dibër ka proceduar penalisht 8 persona për “Prerje të paligjshme të pyjeve”.

Po në vijim të veprimeve në lidhje me këto raste, janë proceduar penalisht nga Policia Kryeplaku i fshatit Selishtë e Sipërme me iniciale S. M., Kryeplaku i fshatit Selitë e Poshtme, me iniciale H. R., kryetari i njësisë Administrative Selishtë me iniciale F. M., si të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale  “Moskallzim  krimi”.

Njoftimi i plotë:

Vijon zbatimi  i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Procedohen penalisht 5 shtetas për “Prerje të paligjshme të pyjeve”.

Gjithashtu  procedohen penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi”, dy kryepleq fshatrash  dhe një kryetar njësie Administrative.

 Sekuestrohet  lënda drusore që u gjet e prerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër,  në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë një jave kanë evidentuar dhe goditur 5  raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit : 

D. B., I. L., XH. F., A. S., XH. L., banues në Selishtë Dibër. Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të territorit në zonën e Selishtës, kanë evidentuar që shtetasit e lartëpërmendur kishin prerë në mënyrë të paligjshme lëndë drusore.

Po në vijim të veprimeve në lidhje me këto raste, janë proceduar penalisht nga Policia shetasit : S. M., (Kryeplak i fshatit Selishtë e Sipërme);  H. R., (Kryeplak i fshatit Selishtë e Poshtme);  F. M., (Kryetar i njësisë Administrative Selishtë);  si të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale  “Moskallzim  krimi”.

Materialet procedurale në ngarkim të  shtetasve të lartëpërmendur i  kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img