Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
58 %
2.1kmh
0 %
Die
13 °
Hën
19 °
Mar
16 °
Mër
11 °
Enj
12 °
E diel, 11 Prill, 2021
spot_img

Premtonin vizë pune në Britani dhe certifikatë angleze, ‘zbërthehet’ grupi me tre persona; arrestohet 39-vjeçarja, dy të tjerë në kërkim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka arritur të zbërthejë një grup prej tre personash, të cilët i premtonin qytetarëve se do t’i pajisnin me viza pune për në Britani si dhe me certifikatë të gjuhës angleze, në këmbim të parave.

Mashtrimet e shumta kanë bërë që qytetarët të denoncojnë në polici dhe është bërë e mundur arrestimi i një 39-vjeçareje si dhe janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë. Policia ka sekuestruar gjithashtu lekë dhe euro si dhe 2 aparate celularë.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Udhëtimi i sigurt”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Mashtronin shtetas të ndryshëm duke i marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbreterinë e Bashkuar, vihet në pranga një shtetase, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Udhëtimi i sigurt”, në kuadër të të cilit bënë ndalimin e shtetases E. T., 39 vjeçe, banuese në Fier.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet E. M. dhe J. D. (për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shtetas të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbreterinë e Bashkuar dhe paisjen me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, si dhe 2 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img