Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Premtonin viza dhe pasaporta shqiptare për të huajt dhe përfitonin deri në 1500 euro, policia arreston falsifikatorët në Tiranë, 39 vjeçarja “kapo” e grupit (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një grup falsifikatorësh me banim në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se u premtonin shtetasve të huaj viza dhe pasaporta shqiptare në këmbim të oërfitimeve deri në 1500 euro.

Mësohet se në pranga kanë rënë Diamanta Çakmak, 39 vjeçe, e cila ishte edhe kryetarja e grupit, Emir Altug, 32 vjeç dhe Argent Disha, 36 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pasportë që i përket një shtetasi të huaj, një vizë e dyshuar e falsifikuar, dy aparate celular dhe dokumente të ndryshme në funksion të aktivitetit kriminal.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Visa”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Visa”, si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. Ç., 39 vjeçe, E. A., 32 vjeç dhe A. D., 36 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi shtetasja D. Ç. (e dyshuar si organizatore), nëpërmjet kamuflimit me një aktivitet tjetër tregtar, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë, u ka premtuar disa shtetasve të huaj pajisjen e tyre me dokumentacion si viza, leje qëndrimi dhe përfitimin e shtetësisë shqiptare kundrejt shumave të konsiderueshme që varionin nga 1000 deri 1500 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pasportë që i përket një shtetasi të huaj, një vizë e dyshuar e falsifikuar, dy aparate celular dhe dokumente të ndryshme në funksion të aktivitetit kriminal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave stampave, formularëve ose vizave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të 3 shtetasve të lartpërmendur.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img