Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Premtimi i Ramës për rrogat, zhgënjehen mësuesit: Na mashtroi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1e2ef195ac8954aefe74d43ef7237c9b

Qeveria shqiptare është larg realizimeve të premtimeve për arsimin shqiptar.

Mjafton të kujtojmë këtu buxhetin për arsimin, që në fushatë u tha se do jetë sa 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto po deri më tani s’ka kapur as gjysmën. Ky shqetësim u ngrit në Kafe IN nga Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Tiranë, Alma Lama, që shteroi argumentat.

“Është folur për 5% e GDP dhe ne jemi tek 2.5% e GDP. Vjet ishte 38 miliardë lekë. Këtë vit është 39 miliardë lekë,” tha Lama.

Po s’është ky i vetmi premtim i pambajtur, pasi Lama zbulon dhe një tjetër që lidhet me pagat e mësuesve.

“Tre vite më parë rritja e pagës është bërë prej inflacionit. Këtë vit Rama premtoi, që do rriste me 5% rrogën e mësuesit, por ishte premtim i gënjeshtër. Nuk pati as ndjesë publike,” sqaroi Alma Lama.

Në këto kushte në emër të arsimitarëve, Lama i drejton dhe një apel Kryeministrit Rama.

“Kryeministri të jetë i vërtetë me rritje e pagës së mësuesit. Rama, të mbajë premtimin, që deri në fund të mandatit të rrisë me 40% pagën e mësuesit,” apeloi Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Tiranë.

LAJMI NË: http://www.intv.al/premtimet-e-qeverise-te-parealizuara-zgjenjehen-mesuesit-78784?fbclid=IwAR14-bu-EtPomZnsdKn712C25aNeJnY8PA7bOK6UQO3lK5mA53xt_82bEvM

Më shumë

spot_img
spot_img