Tirana
broken clouds
12 ° C
12 °
12 °
82 %
1kmh
75 %
Mar
14 °
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
9 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Premtimi i Ramës në Korçë: Do ndërtojmë resortin e parë të skive në Nikolicë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar qytetin e Korçës, ku ka prezantuaqr kandidatët dhe është takuar me qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se kanë nisur diskutimet me kompaninë që po ndërton portin turistik të Durrësit për të ndërtuar edhe resortine  parë turistik të skive në Nikolicë.

“Korça e ka fituar statusin e një destinacioni turistik në Shqipëri dhe për të gjithë ata turistë që vijnë duke u shtuar, duke zgjeruar edhe hapësirën kohore të turizmit që nuk do të jetë vetëm turizëm veror, por ka filluar të shtrihet përtej kufijve të ngushtë të verës, Korça do të jetë me siguri një destinacion ku më shumë duhet të vijnë.

Nuk e di a e ka ndarë me ju Niko, por me kompaninë që ndërton portin turistik të Durrësit, kemi nisur diskutimin për pikën turistike të Nikolicës për të ndërtuar rezortin e parë të skive. Kemi filluar të ndajmë të dhënat e para të studimit, por shpejt do të rikthehemi për të demonstruar një projekt që do të jetë hapja e një kapitulli tjetër për turizmin në Shqipëri. Korça është zgjedhja e parë për të hapur këtë kapitull tjetër”, tha Rama.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img