Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Premtimi i ministres Nikolla: Gjuha rome së shpejti në shkolla

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjuha rome do të jetë së shpejti në sistemin arsimor në vend. Ky ka qenë premtimi i ministres së Arsimit Lindita Nikolla ditën e sotme.

Nikolla ishte e pranishme në forumin për dialog në nivel kombëtar për arsimin të mbajtur sot në Tiranë, ku foli më shumë për konceptin e arsimit.

“E kemi të nevojshme të bëjmë trajnime dhe puna e mësuesve të matet me progresin e fëmijëve në klasa. Kemi vullnet dhe dëshirë për të listuar problematikat e pranishme. Po punojmë me partneritet me shërbimet sociale për këtë shërbim duke bërë progres aty ku duhet. Arsimi gjithëpërfshirës do të ketë fokus deri në hierarkinë më të lartë në Ministrinë e Arsimit. Së shpejti do mundësojmë gjuhën rome në sistemin tonë arsimor. Puna që kemi bërë ka të bëjë edhe me universitetet. Mësuesit ndihmës jo të gjithë janë të mirëtrajnuar, ndaj kemi nxitur universitetet të kenë programe për nevojat e kohës dhe me modulet më të mira. Në vitet në vijim do të kemi mësues të specializuar të pedagogjisë speciale. Po ashtu rrjetet profesionale po trajnohen me orë model që ne të mundësojmë një shërbim cilësor“, deklaroi Nikolla

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img