Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Premtimi ambicioz i Edi Ramës për emigrantët: 5.000 euro nëse ktheheni dhe hapni bujtinë! Amnisti direkte për kursimet tuaja

Shkruar nga Newsbomb
Premtimi ambicioz i Edi Ramës për emigrantët: 5.000 euro

Kryeministri Rama u ka bërë thirrje të gjithë emigrantëve që duan të ktehen në Shqipëri, se qeveria do të japë 5.000 euro për këdo që kthehet në Shqipëri dhe vendos të hapë bujtinë.

“Ne do i japim 5 mijë euro çdo djali, çdo vajze, çdo burri dhe gruaje që janë në emigracion dhe që duan të hapin shtëpinë e vjetër të gjyshit, të babës, për ta kthyer në një bujtinë, për të ndërtuar një agro-turizëm me produktet e zonës dhe për të fituar çdo muaj më shumë se sa fitojnë me punë për dikë tjetër atje në emigracion”, u shpreh Rama nga Burreli.

Ndërkohë, kreu i qeverisë bëri dhe një tjetër premtim ambicioz për emigrantët.

“Do i bëjmë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre, pa i kërkuar llogari se nëse i kanë mbajtur në bankë apo poshtë jastëkut, mjafton mos jenë para krimi dhe të hidhen këtu. Italia rurale është e tëra e mbushur me iniciativat e njerëzve të zakonshëm që e kanë kthyer tokë, shtëpinë e tyre në burim të ardhurash të vazhdueshme dhe kjo është  e mundur.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll