Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
27 %
6.7kmh
0 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Premiera e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me muzikë të vjedhur, “Humus” shfaqja që la hije dyshimi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Luela Myftari

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ishte hapur. Shfaqja e parë ishte një një super produksion, më shumë se gjysmën të cilit e kishim shijuar njëherë. Ishte një koreografi e Preljocaj, një nga ato shfaqje që mund ta rishikosh e bashkangjitur me krijimin e ri disa minutësh ishte si një nga ato rikthimet në vende magjike. E kisha ndjekur Preljocaj jo vetëm në Tiranë, por njëherë edhe në Lugano të Zvicrës ku qëlloi të isha e të takoja edhe dy shqiptarët që kërcenin në atë teatër. E ndiqja Preljocaj-n siç ndjekim edhe Dua Lipën dhe suksseset e saj të reja, në You Tube, në rrjetet sociale, në medien e huaj.

Premiera tjetër quhej ‘‘Humus’’, një shfaqje baleti nga Julind Dervishi. Si gazetare e kulturës prej disa vitesh u nisa me kënaqësi të njihem me një shfaqje të re në Teatrin e Operas dhe Baletit. Në konferencë për t’u prezantuar me këtë shfaqje nuk mora as libretin\sinopsin dhe as e pashë dot provën. Në fakt, prita dhe ftesën siç ndodh shpesh kur nuk na tregojnë dot provën. Por, as ajo nuk erdhi. Megjithatë, mendova, praninë e kameras nuk mund ta refuzonin. Dërgova kameran dhe mendova se do ta shoh shfaqjen të regjistruar ashtu siç kishim bërë gjatë gjithë kohës së pandemisë.

Dy ditë më pas, e diela ime i kushtohej ‘‘Humusit’’ të Julian Dervishit. Shfaqja ishte shumë e bukur. Një jehonë e vërtetë për atë çfarë ne po i bëjmë natyrës, një jehonë e vërtetë për tokën, për vendim nga ku ngrihemi dhe qëndrojmë çdo ditë, por po ashtu edhe për të ardhmen, për ardhjen në jetë, po aq sa edhe për vdekjen. Megjithatë, m’u duk shumë e bukur për të qenë e vërtetë dhe element pas elementi kjo shfaqje fillonte e më ngjasonte me një tjetër. Kujtesa nuk të bindet që në fillim. Vetëm pas mesdite kujtesa ime ish zgjuar dhe shfaqja “ONE ONE & ONE” m’u qartësua. Kërkova në YouTube për shfaqjen dhe kaq e thjeshtë ishte. Me krahasimin e dy veprave më shqetësonte vetëm një pyetje: ‘‘A mos NDOSHTA kemi të bëjmë me një PLAGJIATURË?’’ Ishte një ‘ndoshta’, pasi me siguri edhe mund të gabohesha… Nisa të hetoj, të pyes, të krahasoj. Pas kërkimit vinin ose fjalë kërcënuese ose mesazhe që më shtynin ta publikoja. Të tjerë më thonin se po të kisha parë shfaqjen të plotë jo nga xhirimet, do të kuptoja shumë më shumë. Më thanë edhe të mos merrem më me këtë çështje sepse ashtu sikurse çdoherë, do të zbulosh lidhje krushqish siç ndodh shpesh kur kërkon të zbulosh më shumë për shqiptarët të mpleksur sa andej-këndej nëpër administratë. Por, ky nuk ishte qëllimi im. Unë nuk doja të merresha me kushurinjtë apo me detaje të tjera. Doja të bëja vetëm pyetje për shfaqjen që më dukej shumë e ngjashme me një tjetër. Unë kisha të drejtën të flisja e ngrija pyetje. Ndaj, në mungesë të sinopsit, në mungesë të provës, por edhe duke vënë në pikëëpyetje gjykimin tim, se ndoshta unë e kisha gabim, ftova Julind Dervishin të jepte një intervistë. I dërgova edhe 10 pyetje paraprakisht. Përgjigjet e së cilave për korrektesë vendosa t’i botoj. Sepse mendoj vërtet që ai ka të drejtën e fjalës, por më së shumti sepse edhe publiku duhet të kuptojë deri në çfarë pikë quhet ngjashmëri, e deri në ç’pikë mund të flasim për plagjiaturë. Dhe këto janë 15 pyetje për të kuptuar se: MOS NDOSHTA KEMI TË BËJMË ME PLAGJIATURË?

(SHKRIMIN e plotë dhe intervistën mund ta lexoni në numrin e ri të revistës NEWSBOMB.AL, në treg që prej 20 dhjetorit)

Screenshot 17 31
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img