Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Premier League fillon më 17 qershor, caktohet data dhe për Seria A

Shkruar nga Newsbomb

Premier League është gati për të rifilluar sërish. Pas takimit të sotëm, klubet kanë vendosur që të rifillojnë më datë 17 qershor, ndërsa mediat angleze shkruajnë se datat e mundshme janë 19 ose 20 qershor.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar, por të gjithë janë të bindur që të kthehen në fushë e shumë shpejt pritet të vendoset përfundimisht. Kampionati pritet të fillojë direkt me dy sfidat e prapambetura që janë Aston Villa-Sheffield United dhe Man City-Arsenal.

Ndëerkohë, edhe Serie A do të rikthehet në muajin qershor. Tashmë pas takimit mes Federatës italiane dhe Ministrisë së Sporteve është vendosur që kampionati të mbyllet në fushë. Qeveria italiane ka dhënë miratimin e saj përsa i përket protokollit e mbeten vetëm të vendosen datat zyrtare.

Mediat italiane raportojnë se data 20 qershor është parashikuar që të rinisë futbolli duke i dhënë mundësi klubeve të stërviten. Ditën e nesërme pritet të bëhet zyrtare edhe kalendari me ndeshjet e Kupës që do të luhen mes datave 13-17 qershor dhe Serie A në 20 qershor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll