Hapësire reklamuese

Bota

PREKËSE/ Vajza qëndron 7 orë mbi kabinën e makinës, për të parë në spital nënën e infektuar me Covid-19

Shkruar nga Newsbomb

Një vajzë ka qëndruar me orë të tëra mbi kabinën e makinës në këmbë, për të parë nënën e saj në dritaren e spitalit.

Fotoja është shkrepur nga një banor që jetonte afër spitalit, Salvatore Amura. Ai ka treguar shpresën e vajzës për të parë nënën e saj, e cila ndodhet e shtruar në spitalin Covid në Como të Italisë. Ajo ka qëndruar rreth 7 orë në këmbë duke shpresuar se do të shikonte nënën e saj.

"Në këtë situatë ndodh të shohësh familjarë dhe miq të cilët përpiqen të përshëndesin njerëzit e tyre, ti bëjnë ata ti ndjejnë afër , kjo është një fotografi që e bën zemrën të ndjejë. Vajza qëndronte aty dhe nuk dorëzohej nga ora 10 e mëngjesit, deri në 5 pasdite , momenti kur unë bëra foton. Shpresojë që kjo situatë të mbarojë e çdo gjë të kthehet normalitetit",- shkruan Salvatore në rrjetin e tij social.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu