Hapësire reklamuese

Aktualitet

PREKËSE/ U nda nga jeta 3 ditë më parë, Halit VALTERI kërkon të mbahet një minutë heshtje për tifozin e vogël të PARTIZANIT

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_283863" align="alignnone" width=""]Renis Muça (m) dhe Halit Valteri (d)[/caption]

Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri kërkoi që në seancën e sotme të mbahet një minutë heshtje për 14-vjeçarin Renis Muça, i cili vdiq në Turqi 3 ditë më parë.

Në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, Valteri zbulon se ka qenë njeriu i parë që i ka ofruar ndihmë djaloshit, i cili u plagos pas një aksidenti të rëndë 3 muaj më parë.

Më pas ai akuzoi qeverinë dhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për mungesën e spitaleve. Valteri përmend se shumë shqiptarë po largohen për shkak se nuk ndihen më të lumtur në vendin e tyre.

‘’Pak ditë më parë një lajm i trishtë erdhi nga Turqia për Renisin 14-vjeçar që nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti. I dhashë ndihmën e parë. Mbajmë një minutë heshtje. Jam interesuar gjithmonë për gjendjen e tij shëndetësore. E nxorrën nga spitali sepse nuk mund të bënin më asgjë për të.  Ikja e tij na la pas vetëm dëshpërim. Mjaftojnë vetëm 10 km rrugë që të bëhet një spital. Prandaj kur dëgjoj se shqiptarët duan të ikin mendoj se nuk kanë mundësi të zgjedhin për jetën e tyre. Në këtë vend nuk të lejojnë të jesh i lumtur. Shqiptarët duan të ikin se nuk zgjedhin dot", u shpreh Valteri sot në parlament.  

LEXO MË SHUMË: E DHIMBSHME/ Pësoi aksident 3 muaj më parë, vdes tifozi 14-vjeçar i Partizanit (FOTO)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.