Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

PREKËSE/ Marokeni rrihet barbarisht nga policët në Durrës, kërkon t’i kthejnë celularin që të flasë me familjen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shtetas maroken ka denoncuar në media dhunën që i është bërë nga efektivët e policisë në Durrës.

Siç duket edhe në foto, ai është me shenja në trup dhe i mavijosur nga dhuna e ushtruar. Emigranti maroken Elmedi Nouak, kishte hyrë ilegalisht në vendin tonë, ndërsa pohon se për 5 ditë ka qëndruar i izoluar në birucë dhe lakuriq, e mbi të gjitha pa ngrenë.

Gjatë intervistës së tij për News 24, ai ka akuzuar policinë se i ka marrë telefonin dhe nuk ka pasur mundësinë që të flasë me familjen e tij në Marok që prej muajit të ramazanit.

Ai qëndronte prej kohësh në trotuar në pritje për të marrë celularin e tij.

“Kam qëndruar 5 ditë në birucë lakuriq dhe pa ngrenë. Më pas 3 persona, policë, më morëm me makinë dhe më kanë lënë në një zonë rreth 20 km larg. Mendoja se do më çonin në Rinas për të më ekstraduar, por mbaj mend që kur jam përmendur tek ajo zona ishte një fushë dhe isha lakuriq. Kam dalë në rrugë dhe kam bërë autostop. Më kanë sjellë në spital dhe kam qëndruar aty 3 ditë. Kam lënë spitalin, se dua telefonin tim. Kam që në Ramazan që pa folur me familjen, janë bërë merak për mua. Telefonin ma kanë marrë policët dhe unë e dua se do flas me prindërit e fëmijët. Më kanë lënë zbathur. Kam familje, dua telefonin. Policia ma mori. Isha në spital. Kam 3 muaj që qëndroj në Durrës, nuk kam dokumente. Kam ardhur këtu dhe iu jam lutur që të më japin telefonin. Kam ndenjur 7 ditë pa ngrenë, isha dhe në spital Më ka rrahur policia kështu. Dua që të shkoj në Itali, inshallah”,- tha ai.

Vetëm pasi dha intervistën, policët e kanë thirrur për të dhënë dëshminë e tij.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img