Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

PREKËSE/ 'Fëmijë të prerë në fyt, gra të djegura!' Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen tmerrin, si e përjetoi vdekjen e shokut (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ushtari i UÇK-së, Ilir Morina ka rrëfyer tmerrin që ka parë me sy gjatë luftës së Kosovës.

Me lot në sy ai ka treguar se si në moshë fare të re, ka parë me sy vdekjen e njerëzve të dashur. Përmes një video-je ai ka treguar masakrën që kanë bërë ushtarët serbë me fëmijët, gratë, burrat dhe pleqtë.

Videon e tij e ka publikuar politikani Ali Ahmeti, i cili shkruan se mes lotësh Morina ka treguar momentet e rënda të humbjes së shokëve dhe forcën e madhe që djemtë dhe vajzat e Kosovës kishin për të vazhduar tutje.

"Ilir Morina ishte 17 vjeç kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Moshë e re, por shtypja që po i bëhej popullit të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit e kishte pjekur atë para kohe.

Mes lotësh, tregon momentet e rënda të humbjes së shokëve dhe forcën e madhe që djemtë dhe vajzat e Kosovës kishin për të vazhduar tutje.

Ai pa me sytë e tij fëmijë, gra dhe pleq të masakruar e të djegur.

“Ndërsa sot, neve na akuzojnë për krime”. Shikojeni dhe shpërndajeni këtë rrëfim për të vërtetën e Kosovës", shkruan Ahmeti.

Ilir Morina shprehet se i vjen keq kur shikon ish-pjesëtarët e UÇK-së që i marrin nëpër gjykata, por shprehet i bindur se ata do të kthehen faqebardhë.

"Njerëzit kishim mbetur në rrugë, fëmijët e shikoje 8-9 vjeç të prerë në fyt, gra, burra, e pleq të djegur. Ndërsa sot ne na akuzojnë për krime dhune. Ne shkuam në Serbi me vra gra dhe fëmijë. Jo. Ne shkuam dhe varrosëm ato që na i vranë, që na i prenë e na i djegën. E sot kur shikon ushtarët dhe udhëheqësit e UÇK-së, më të mirët, ata na mësuan si duhet liruar vendi, sot i shohim nëpër gjykata. Por nuk është naj problem, prapë kthehen faqebardhë", tha ish-ushtari i UÇK-së. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll