Hapësire reklamuese

Bota

Prekëse, djali që lindi me 2 fytyra s’kishte shanse të mbijetonte por sot ka arritur të festojë 13 vjetorin e lindjes

Shkruar nga Newsbomb

Një djalë i cili ndodhet në gjendje të rrallë 'me dy fytyra' ka bërë luftë të fortë për të festuar ditëlindjen e tij të 13-të.

Tres Johnson nga Bernie në Misuri, SHBA, shënoi një moment historik pavarësisht nga mjekët i dhanë 'zero shanse për mbijetesë' që kur lindi.

Tres besohet të jetë i vetmi mbijetues i çrregullimit, sakaq mësohet se ka vetëm 36 raste në botë që kanë pasur një sindromë të tillë.

Prindërit Brandy dhe Josiu kanë luftuar për të ndihmuar djalin e tyre, ndërsa mjekët janë të habitur që është ende gjallë.

"Tres, duke arritur moshën 13 vjeçare ka bërë një arritje të madhe, është e pabesueshme duke e ditur 13 vitet e fundit nuk kanë qenë asgjë tjetër veçse një luftë për mbijetesë", shprehet kujdestari i tij.

Sondazh

Poll