Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Prekëse! Burri mes lotëve: Nuk i takoj fëmijët sepse kam frikë se më vrasin, gruaja më ka marrë 350 mijë euro

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

22fbc24c30c3a0eba5cb1828e304094f

Dy vëllezër, Hyseni dhe Lefteri i janë drejtuar zonjës Eni Çobani tek seanca e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare.

Lefteri ka pësuar një aksident me në Greqi dhe përfundoi në gjendje kome për 3 muaj. Shteti i dha dëmshpërblim 250 mijë euro atij dhe 100 mijë euro prindërve të Lefterit. Por sipas tij këto lekë i ka marrë gruaja me baxhanakun e tij dhe tashmë ai ka ngelur pa lekë.

Madje gruaja nuk ka paguar as 30 mijë euro shpenzime në spitalin ku Lefteri qëndroi 3 muaj në koma dhe tani atij i duhet të shesë shtëpinë që ka në Kuçovë për të paguar borxhin.

Vëllai i tij Hyseni nuk është dakord që të shesë shtëpinë sepse thotë që prindërit do mbeten në mes të 4 rrugëve. Madje Lefteri tregon se ka marrë kërcënime se do e vrasin dhe ka frikë të takojë 3 fëmijët e tij.

Ardit Gjebrea: Po fëmijë ke?

Lefteri: Po kam tre.

Ardit Gjebrea: Kush i mban fëmijët?

Lefteri: Ajo.

Ardit Gjebrea: Sa kohë ke që nuk i sheh?

Lefteri: 3 muaj.

Ardit Gjebrea: Po nuk i lë ajo.

Lefteri tregon se jetojnë të dy në Kuçovë po ka frikë të shkojë të takojë fëmijët sepse thotë që e vrasin.

Lefteri: Jemi afër po unë nuk shkoj se kam frikë se më vrasin.

Ardit Gjebrea: Po kush do të të vrasë, për të parë fëmijët e tu do të të vrasin?

Lefteri: Gruaja fut njerëz.

Ardit Gjebrea: Të kanë kërcënuar?

Lefteri: Po (qan).

Hyseni: Shtëpitë e plakut nuk do i shesësh fare ore.

Lefteri: Do i shes se s’bën.

Hyseni: Po nuk të lë unë.

Lefteri: Po më hanë gjakun, të tërë më hëngrën gjakun tim.

Hyseni: Ik tek gruaja.

Lefteri: Të vete tek gruaja që të më vrasë dhe ajo mua, Zoti më ra në qafë mua, të më bjerë dhe ajo të më vrasë? Dalin ditë për ditë të më kërcënojnë. Nuk e dija që ta bën gruaja kështu ore. Sa ishte i ati gjallë ishte mirë ajo, ishin njerëz të mirë, ia uli kokën ajo dhe e motra./Tv Klan

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img