Kejsi Tola dhe Olta Boka janë përveç se dy kolege në muzikë, janë dhe dy shoqe të ngushta prej vitesh.
Por ajo çfarë shokoi publikun, është se gjatë mbrëmjes së djeshme Kejsi Tola ishte e ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’.
Kejsi ishte përballë me Krusitën dhe u pyet se cila është njëra nga vajzat e shoëbizit e cila përpiqet por nuk i ndrit që nuk i ndrit ylli.
Duke mos ditur se çfarë emri të thoshte, Kejsi u mendua pak deri sa tha emrin e Olta Bokës.
Nuk e dimë nëse mund të ketë ndodhur diçka mes vajzave, apo Kejsi e bëri vetëm sa për të dalë nga situata.