Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Prej orësh të bllokuar nën rrënoja, momenti kur ekipet e shpëtimit nxjerrin gjallë pesë fëmijët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekipet e shpëtimit në zonën El Wahda të Gazës kanë bërë të mundur shpëtimin e pesë fëmijëve nga rrënojat e një ndërtese e cila u shemb pas një sulmi me raketë nga Izraeli.

Fëmijët kishin mbetur prej orësh të bllokuar nën rrënoja, teksa kërkimet nga ekipet e shpëtimit vijojnë për gjetjen e personave të tjerë.

Në fotot e publikuara nga mediat vendase shihet momenti kur fëmijët po u dorëzohen prindërve të cilët kanë pritur me “zemër te ngrirë” prej orësh për shpëtimin e tyre.

Që prej fillimit të luftës Izrael-Palestinë deri më tani janë raportuar 43 fëmijë të cilët kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Disa fëmijë janë ende në kërkim nga autoritetet.

Deri më tani 163 persona kanë humbur jetën mes tyre 43 fëmijë. Më shumë se 150 palestinezë, përfshirë të paktën 41 fëmijë, janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë javës së kaluar.

Më shumë se 1.000 të tjerë janë plagosur. Në Bregun Perëndimor të okupuar, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 13 palestinezë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img