Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Prej orësh mbi urë, futbollisti kërkon të vrasë veten se e la e dashura

Shkruar nga Newsbomb

Lojtari i ekipit të Nice në Francë, i cili thuhet se është Alexis Beka, prej orësh është duke qëndruar mbi urë ku po kërcënon duke thënë se do të kryejë vetëvrasje. Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe psikologë të cilët janë duke negociuar me 22-vjeçarin francez.

Ndërkohë, me shpejtësi në mediat e huaja është duke qarkulluar edhe “arsyeja”  se pse futbollisti francez ësht detyruar që të tentojë t’ i japë fund jetës. Po thuhet se Beka sapo është ndarë nga e dashura e tij, ndarje e cila i ka shkaktuar një traumë të rëndë psikologjike deri në pikën që lojtrari po mendon t’i japë fund jetës.

22-vjeçari francez mbërriti në klub nga CSKA e Moskës në verën e vitit 2022. Mesfushori, i cili erdhi në radhët e skuadrës së Ligue 2, SM Caen, u përdor me masë sezonin e kaluar dhe ende nuk është paraqitur në sezonin aktual.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed