Hapësire reklamuese

Rajoni

"Prej një viti Naimi më lutej të vrisja Liridonën", dëshmia e kushëririt të Murselit

Shkruar nga Newsbomb

Katër ditë më parë, më 24 janar u mbajt seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe 3 të arrestuarve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor në Prishtinë.

Pas zbardhjes së dëshmirë së Naim Murselit dhe Granit Plaves janë zbardhur dhe dëshmitë e kushëririt të Naimit, Kushtrim Kokalla dhe personit që i shiti armën Tom Dodaj.

Kushtrim Kokalla, i arrestuari i tretë i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademaj ka pranuar se Naim Murseli jo vetëm e ka planifikuar vrasjen, por edhe kishte një vit që i lutej që ta kryente vrasjen e saj.

Kokalla, pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njëherësh familjar i Murselit tha para prokurorëve se Naim Murseli e kishte planifikuar edhe me herët vrasjen e gruas së tij, dhe për ta kryer vrasjen i ka ofruar edhe para.

Por sipas dëshmisë së tij, Kokalla nuk e ka pranuar ta bëjë këtë vrasje dhe se e ka këshilluar Murselin të mos e bëjë.

Vlen të ceket se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, - thuhet në dëshminë e Kokallës.

Në dëshminë e tij, ai pranon se Naim Murseli dhe vrasësi i Liridona Ademaj, Granit Plava janë takuar, por mohon që të ketë gisht në vrasjen e saj. Në dëshminë e Kushtrim Kokallës janë dhe detajet se si Murseli ka biseduar me Granit Plavën.

Gjithashtu është zbardhur dhe një pjesë e dëshmisë së personit të katërt të arrestuar. Personi që i shiti armën Naim Murselit.

Tom Dodaj në dëshminë e tij ka pranuar se ia ka shitur armën e krimit, Naim Murselit dhe Granit Plavës, por mohon të ketë lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt.

Dodaj tregon se armën ia shiti Naim Murselit për 280 euro, dhe se para se ta merrte ky i fundit e kishte provuar në oborrin e tij.

Atë ditë i ishte prish goma e makinës, në veturë pas kthimit më ka thënë se kam një armë 1 mijë euro. Unë i kam thënë e kam 250 euro, më ka thënë a bën me e shiku. E kanë provuar armën në oborr. E kanë marrë armën dhe kanë thënë kur të kthehemi do marrim dhe fishekët. Vlera e armës ka qenë 250 Euro, ndërsa fishkët ia kam shitur për 30 Euro.

Biseda ka zgjatur një orë. Nuk më kanë tregu asgjë, por as unë nuk i pyeta. Armën e kam blerë para 5-6 vjetëve prej personave të Shqipërisë. Ta kisha dit, do ta kisha raportuar, por e kam marrë vesh nga mediat.” - thuhet në dëshminë e Dodajt.

Tom Dodaj është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

Por çfarë ka dëshmuar Naim Murseli, vrasësi i gruas së tij para prokurorëve?

Avokatja e Murselit, Teuta Zhinipotoku ka folur për një nga mediat në Kosovë, ku ndër të tjera ka zbardhur një pjesë të mbarojtjes së Murselit.

Ajo ka thënë se Murseli e ka rrëfyer versionin e vetë të mbrojtjes dhe se mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në media dhe ato që po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Sot para Prokurorisë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda, në cilësinë e të pandehurit është ndëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale “Vrasje e Rendë në bashkëkryerje” nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 te KPRK-së. I pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale.

Sot është ndërpre deklarimi i të pandehurit për shkak të mbarimit të orarit dhe deklarimi nuk ka arritur të përfundojë, është caktuar një datë tjetër për vazhdimin e marrjes në pyetje të të pandehurit.” – ka thënë Zhinipotoku.

Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë para një jave se për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime intensive, por nuk mund të deklarojnë asgjë për të ruajtur integritetin e hetimeve.

Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se ndaj rastit në fjalë janë duke u zhvilluar hetime intensive, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera për shkak të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor”, – thuhet në përgjigjen e Laureta Ulajt, zëdhënëses së Prokurorisë.

Familjarët e 30-vjeçares të pranishëm në Gjykatë © credtist: Nacionale Familjarët e 30-vjeçares të pranishëm në Gjykatë © credtist: Nacionale

Dëshmia e Granit PlavësPlava ka dëshmuar se Murseli e ka telefonuar ditën e vrasjes së Liridonës dhe i ka kërkuar që të kryhet krimi.“Në ditën e vrasjes më ka thirrur në Ëhatsapp dhe më ka thënë se sot duhet të kryhet kjo punë, duke më thënë se ti e di se ‘kam pare unë, nëse ndodh diçka unë do të të nxjerr’. Më ka marrë me veturën e tij Range Rover rreth orës 12:00 ku kemi bërë xhiro tek Liqeni i Radoniqit. Aty është prishë goma e veturës dhe kemi shkuar në fshatin Novosellë e Epërme ku aty pronari i një vullkanizeri pasi e kemi rregulluar gomën, Naimi ka thënë se e mora këtë armë nga pronari i këtij vullkanizeri”, ka dëshmuar Plava, teksa më tej ka theksuar se në momentin që ka shkrepur armën mbi trupin e viktimës në automjet ndodhej Murseli, ndërsa fëmijët e çiftit nuk i kishte parë.Unë nuk i kam vërejt fëmijët, ndërsa Naimi ka qenë në veturë në momentin e vrasjes, ka thënë ai.

DINAMIKA E NGJARJES/ SI NDODHI VRASJA E LIRIDONA ADEMAJT

Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.

Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja.

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit. Bashkëshorti i Liridonës dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava, kanë pranuar se janë ata porositësi dhe ekzekutor. Madje, Granit

Plava ka deklaruar para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”

Naim Murseli priti e percolli njerezit qe i shkuan ne ceremonine mortore te bashkeshortes, vrasjen e se ciles e porositi vete
Naim Murseli priti e percolli njerezit qe i shkuan ne ceremonine mortore te bashkeshortes, vrasjen e se ciles e porositi vete

LEXO EDHE: Dinamika/ Naimi i siguroi vetë pistoletën vrasësit të Liridonës, vendimi i Gjykatës

Njoftimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi I ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, – thuhej në njoftimin e Gjykatës.

Ndërkohë, më 9 dhjetor është arrestuar edhe një person tjetër për këtë rast. I dyshuari i katërt është T.D., nga Novosella e Gjakovës. Ai dyshohet se ia kishte shitur armën.

Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në një deklaratë më 30 Dhjetor tha se priten arrestime të tjera për vrasjen e Liridona Ademajt në Prishtinë mbrëmjen e 29 nëntorit.

 “Procesi hetimor vazhdon në disa faza. Policia në këtë rast është treguar shumë efikase dhe profesionale. Në afat rekord ka sqaruar vrasjen dhe ka arritur të arrestojë personat e përfshirë në këtë rast. Mbetet të zbulohet për motivin e kësaj vrasjeje. Jemi duke hetuar disa pista, por s’mund të bëj publike asgjë, derisa të kemi të kemi të qartë motivin.”

I pyetur nëse është kapur nga kamerat e sigurisë momenti i vrasjes së Liridonës, Hoxha kishte thënë se në vendin ku ka ndodhur krimi nuk ka kamera.

Momenti i vrasjes s’është i fokusuar. Ka qenë një zonë që s’është kapur nga kamerat”.

LEXO EDHE: Vrasja e Liridonës, drejtori i policisë së Kosovës: Mund të ketë arrestime të tjera

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese