Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Prej një muaji i zhdukur, gjendet i pajetë në Itali 34-vjeçari shqiptar (EMRI-FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avenir Hysaj, 34 vjeç, një murator me banim në Bra të Italisë, është gjetur i pajetë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari ishte zhdukur pa lënë asnjë gjurmë që nga datë 21 shkurt.

Mbi zbulimin e trupit dhe hipotezat mbi shkaqet e vdekjes, hetimet janë duke u zhvilluar nga Karabinierët e Compagnia di Bra, drejtuar nga Prokuroria Publike, të cilët ruajnë konfidencialitetin më të rreptë duke mos dhënë asnjë pistë nëse ishte vdekje natyrale, vetëvrasje apo vrasje.

Ditën që ishte zhdukur Hysaj kishte qenë me prindërit për të bërë disa blerje dhe më pas ishte larguar duke thënë se do të kthej t’i merrte.

Pasi kishte lënë prindërit në qytetin e Roero, shqiptari u zhduk duke mos lënë asnjë gjurmë.

Familjarët menjëherë kanë kërkuar ndihmë, por vetëm pak orë më parë shqiptari është gjetur i pajetë.

Policia italian po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Screenshot 8 2

Më shumë

spot_img
spot_img