Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prej muajsh në shërbim të pacientëve, infektohet me COVID mjeku Arjan Mezini

Shkruar nga Newsbomb

Mjeku i njohur Arjan Mezini është prekur nga koronavirusi.

Mjeku prej 9 muajsh ndodhet në vijën e zjarrit të përballjes me Covid 19. Lajmin që është prekur nga Covid e ka bërë me dije vetë mjeku në një intervistë.

Ai është shprehur se ka pasur temperaturë dhe dhimbje muskulare dhe se tani është në fazën e rikuperimit.

“Jam në fazën e rikuperimit. Unë e kalova. Është e pamundur ti shmangesh. Nuk besoj se e kam marrë në spital. Por kjo nuk është siguri absolute. Gjatë qëndrimit të gjatë nuk pata probleme. Besoj se mund ta kem marrë nga një burim i jashtëm. Për një mjek nga ana psikologjike është më e lehtë. Unë kalova një formë me temperaturë dhe dhimbje muskulore dhe djersë gjatë natës. Unë nuk ndoqa asnjë protokoll me medikamente. Përdora vetëm vitamina, dhe ibuprofen”, tha ai për ‘abcnews’.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll