Hapësire reklamuese

Rajoni

Prej muajsh në paraburgim, Specialja cakton seancën e radhës për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Shkruar nga Newsbomb
Prej muajsh në paraburgim, Specialja cakton seancën e radhës

Gjykata Speciale e Hagës ka caktuar seancën e radhës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim.

Seanca do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesve të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë.

Sipas njoftimit në Dhomat e Specializuara, palët e mësipërme kanë të drejtë që deri me 16 korrik t’i dërgojnë kërkesat e tyre me shkrim, ose në të kundërt, argumentet e tyre do t’i japin vetëm në seancë.

Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë, pasi akuzohen për krime lufte.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese